Telegrafi

Mediat ndërkombëtare shkruajnë si shqiptarët e Kosovës nuk janë racistë dhe po i presin krahë hapur lojtarët dhe tifozët anglezë

Mediat ndërkombëtare janë duke shkruar për banerin që Kosova e ka përgatitur për ndeshjen ndaj Anglisë që zhvillohet më 17 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Dardanët’ do të jenë nikoqir të ‘Tre Luanëve’ në ndeshjen që zhvillohet të dielën e kësaj jave nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në Kosovë kanë përgatitur një baner kundër racizmit dhe në përkrahje të Raheem Sterlingut që ishte fyer nga tifozët e Malit të Zi dhe nga ata të Republikës Çeke.

“Mirësevjen Broo” – është baneri që tifozeria e Përfaqësueses tonë e kanë përgatitur për takimin ndaj anglezëve.

Goal në Gjermani dhe Blick Sport kanë shkruar për këtë baner përkrahës që ‘Dardanët’ e kanë përgatitur për takimin ndaj anglezëve.

Para sfidës me Anglinë, Kosova do të përballet më 14 nëntor me çekët në Plzen në kuadër të Grupit A e që aty do të vendoset fati jonë nëse do të kemi gjasa që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/