Telegrafi

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Aganit

Agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar për dorëheqjen e ministrit kosovar të Ambientit, Ferid Agani.

“Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar dorëheqjen e ministrit të ambientit, i cili ka pranuar të largohet pasi që emri i tij është shfaqur në një listë që po hetohet për abuzimin me paranë publike”, shkruan Associated Press, duke komentuar rastin e Aganit, njofton Klan Kosova.

Ministri Agani është në mes 64 njerëzve, në mesin e tyre 44 mjekë, që dyshohet se ka përdorur pozitën për të dërguar pacient në spitale private në shkëmbim të parave.

Shuma e parave për të vilat bëhet fjalë në këtë rast, që njihet si “Stenta”, është 4.5 milionë euro.

Agani është deklaruar plotësisht i pafajshëm, por ka dhënë dorëheqje për të lejuar hetimet.