Site icon Telegrafi

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Brukseli ka qenë qyteti që ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

Pas takimeve nën prezencën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.

Lexo po ashtu Borrell-Kurti-Vuçiq, gjithçka nga takimet në Bruksel

Zhvillimet në kryeqytetin belg i kanë përcjellë erdhe mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar rreth mosmarrëveshjeve mes dyja shteteve, transmeton Telegrafi.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dështojnë të shuajnë përplasjen Kosovë-Serbi”, ka raportuar mediumi francez, France24.

Lexo po ashtu Vuçiq: Shpresoj se me ndonjë mrekulli mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim

“Takimi i krizës pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan deutschewelle.

Euronews raporton se Serbia dhe Kosova bien dakord për bisedime të mëtejshme për të ulur tensionet në Ballkan”.

Serbia dhe Kosova nuk arrijnë një marrëveshje për të ulur tensionet, por do të vazhdojnë të bisedojnë është titulli i gazetës zvicerane swissinfo.

Lexo po ashtu Qeveria thotë se Kurti në Bruksel prezantoi kapituj që duhet t’i përmbajë Korniza e Përgjithshme e Marrëveshjes

“BE-ja nuk arrin të sjell një mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës”, shkruan spanjollja, elmundo.

Washington Post raporton se përfundon pa marrëveshje takimi Serbi-Kosovë i ndërmjetësuar nga BE.

Theksojmë se Borell ka deklaruar se do të ketë takime të tjera mes liderëve të dyja vendeve gjatë ditëve në vijim ndërsa Vuçiq shpreson se do të arrihet një marrëveshje kompromisi.

Qeveria thotë se Kurti në Bruksel prezantoi kapituj që duhet t’i përmbajë Korniza e Përgjithshme e Marrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version