Telegrafi

Mediat ndërkombëtare: Messi kishte të drejt, Argjentinës iu mohuan dy penalti kundër Brazilit

Roddy Zambrano, gjyqtari ekuadorian, duket se tërthorazi ka ndikuar në humbjen e Argjentinës kundër presë Brazilit në gjysmëfinale të Copa America.

Brazilianët triumfuan para shikuesve të vetë në Bella Horizonte kundër argjentinasve me rezultat 2-0 dhe është bërë finalist i parë i kësaj gare për kombëtaret.

Lionel Messi së bashku me bashkëlojtarët duket se me të drejt kanë kërkuar në dy raste penalti, por gjyqtari në terren, por as VAR-i nuk kanë pranuar që të shikojnë rastet.

Lionel Messi (Photo by Juliana Flister/Getty Images)

Në fakt, Dani Alvesi pengoi fillimisht brenda zonës së rreptësisë Sergio Agueron, por që për gjyqtarin nuk ishte penalti dhe në aksionin vijues Cariocët shënuan gol.

Rasti i dytë ishte kur mesfushori Arthur pengoi brenda 16 metërshit, Nicolas Otamendin, ku sërish gjyqtari heshti dhe kjo bëri që të reagojnë ashpër “Gauçosët”.

Lexo po ashtu Messi fajëson gjyqtarët për eliminimin nga Kupa e Amerikës

Ndryshe, Brazili në finale do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Kilit dhe Perusë. /Telegrafi/

https://youtu.be/oQz29HFgT_w

https://www.youtube.com/watch?v=dU7Sl85q5Cg