Roddy Zambrano, gjyqtari ekuadorian, duket se tërthorazi ka ndikuar në humbjen e Argjentinës kundër presë Brazilit në gjysmëfinale të Copa America.
Brazilianët triumfuan para shikuesve të vetë në Bella Horizonte kundër argjentinasve me rezultat 2-0 dhe është bërë finalist i parë i kësaj gare për kombëtaret.
Lionel Messi së bashku me bashkëlojtarët duket se me të drejt kanë kërkuar në dy raste penalti, por gjyqtari në terren, por as VAR-i nuk kanë pranuar që të shikojnë rastet.
Në fakt, Dani Alvesi pengoi fillimisht brenda zonës së rreptësisë Sergio Agueron, por që për gjyqtarin nuk ishte penalti dhe në aksionin vijues Cariocët shënuan gol.
Rasti i dytë ishte kur mesfushori Arthur pengoi brenda 16 metërshit, Nicolas Otamendin, ku sërish gjyqtari heshti dhe kjo bëri që të reagojnë ashpër “Gauçosët”.
Ndryshe, Brazili në finale do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Kilit dhe Perusë. /Telegrafi/
https://youtu.be/oQz29HFgT_w
https://www.youtube.com/watch?v=dU7Sl85q5Cg