Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, shfaq shenjat e tensioneve të vazhdueshme të përqendruara në Ballkan dhe mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës, kanë vlerësuar agjencitë e lajmeve Associated Press dhe AFP.
AP përkujton se Thaçi u arrestua të mërkurën dhe se autoritetet në Prishtinë kërkuan nga ana e Serbisë një shpjegim për arrestimin e tij, transmeton KosovaPress.
Agjencia franceze vlerëson se pas arrestimit të Nehat Thaçit, u krijua një situatë që mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Gjykata në Nish ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Nehat Thaçin. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të arratisjes dhe për shkak të dënimit me kusht që ka shqiptuar gjykata në Nish prej 10 viteve burg”, tha një zëdhënëse e gjykatës.
E, zëdhënësi i gjykatës në Nish, Vladimir Stanojeviq, i tha AFP-së se janë duke kryer hetim ndaj Thaçit “kundër terrorizmit”, por nuk pranoi të japë më shumë hollësi në lidhje me veprat për të cilat akuzohet.