Telegrafi

Mediat malazeze shkruajnë për fitoren e Kosovës: Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë

Mediat në Malin e Zi kanë shkruar për fitoren e mbrëmshme të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë fitoi ndaj malazezëve me rezultat 2-0 derisa golat u shënuan nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi qysh në pjesë të parë.

Kjo fitore e jona i ka bërë përshtypje mediumit ‘Vijesti’ që e ka krahasuar skuadrën e Challandes me atë të Anglisë.

“Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”.

Për fitoren e Dardanëve ka shkruar edhe mediumi tjetër malazezë “Mina”, duke e lavdëruar paraqitjen tonë ndaj tyre.

“Humbja e Malit të Zi në Prishtinë”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Mina”.

Raportim të njëjtë ka pasur edhe televizioni publik i Malit të Zi “RTCG”, që ka thënë se përfaqësuesja e tyre nuk ia del në Prishtinë.

“Mali i Zi nuk ia del në Prishtinë”, ka shkruar televizioni publik malazezë “RTCG”. /Telegrafi/