Mediat në Malin e Zi kanë shkruar për fitoren e mbrëmshme të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Përfaqësuesja jonë fitoi ndaj malazezëve me rezultat 2-0 derisa golat u shënuan nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi qysh në pjesë të parë.
Kjo fitore e jona i ka bërë përshtypje mediumit ‘Vijesti’ që e ka krahasuar skuadrën e Challandes me atë të Anglisë.
“Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”.
Për fitoren e Dardanëve ka shkruar edhe mediumi tjetër malazezë “Mina”, duke e lavdëruar paraqitjen tonë ndaj tyre.
“Humbja e Malit të Zi në Prishtinë”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Mina”.
Raportim të njëjtë ka pasur edhe televizioni publik i Malit të Zi “RTCG”, që ka thënë se përfaqësuesja e tyre nuk ia del në Prishtinë.
“Mali i Zi nuk ia del në Prishtinë”, ka shkruar televizioni publik malazezë “RTCG”. /Telegrafi/