Site icon Telegrafi

Mediat kroate shkruajnë për futbollistin e Prishtinës, Ardijan Ismajli

Për talentin kosovar së fundmi ka shkruar edhe portali kroat ‘dalmatinskiportal.hr’ duke treguar se ai është në prova.

“Po provohet Ardijani, por nuk është sulmues sikurse Kozniku, por një mbrojtës”, thuhet ndër të tjera në këtë portal.

Krahas Ismajlit, në Hajduk po provohen edhe disa lojtarë të tjerë për të cilët do të merret një vendim shumë shpejt.

Ismajli ishte pjesë e Kosovës U-21 në turneun e mbajtur ditë më parë në Turqi.
 

Exit mobile version