Kompania ajrore kroate Croatia Airlines thuhet të ketë nisur këtyre ditëve përditësimin e flotës së aeroplanëve.
Dhe sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, pasi që kroatët ende nuk janë në gjendje të ndryshojnë aeroplanin, ata vendosën të paktën pak për të ndryshuar pamjen e tyre ekzistuese.
Kështu, në internet janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet një aeroplan Airbus A319, i cili ka një kohë që transporton udhëtarët, duke pasur flamurin kroat.
A319 konsiderohet një nga aeroplanët më të njohur të vegjël dhe të mesëm me më shumë se 1,400 aeroplanë aktivë në shumë kompani ajrore në mbarë botën.
Ky aeroplan i veçantë u porosit nga Kroacia në fillim të janarit të vitit 1998.
Ndërsa se si duket i gjithë procesi i ngjyrosjes së aeroplanit, shikoni videon më poshtë. /Telegrafi/