Thomas Strakosha është përzgjedhur si një nga lojtarët më të mirë në fitoren e Lazios ndaj Juventusit dhe pas kësaj mediat italiane i kanë thurur elozhe shqiptarit.
Vendimtar në sekondat finale të ndeshjes duke ndalur penalltinë e Paulo Dybalas.
https://www.youtube.com/watch?v=6riNBZsT_l4
Barazimi do të linte një shije të hidhur, por mendon shqiptari për t’i dhënë suksesin Lazios dhe vendos firmën në një tjetër sukses të skuadrës së Simone Inzaghit.
Deri në atë moment kishte arritur të ndalte disa herë kundërshtarët me pritje të jashtëzakonshme”, shkruan LalazioSiamoNoi, duke e vlerësuar me notën tetë, transmeton PanoramaSport.
Titulli i lajmit nis: Strakosha hero. Thellohet akoma më shumë “Sportmediaset” që u kujton juventinëve që në ndeshjen e fundit i ndali një tjetër shqiptar. “Strakosha bën ashtu si Berisha dhe tregohet vendimtar duke i pritur penalltinë argjentinasit”.
Tuttomercatoweb e vlerësoi Strakoshan me notën shtatë, ndërsa paraqitjen e komenton me fjalë të mëdha:
“Si një Zot i ulur në tokë, sot bën mrekullira. Bën një veprim mendjelehtë para Higuainit, por i shkon mirë. Në fillim ndal Higuainin, më pas në minutën e 97-të kupton krahun e penalltisë së Dybalas dhe i jep fitoren të tijve.”
https://www.youtube.com/watch?v=i_ElHW8HxZ8
Calciomercato.it e vlerësoi me notën tetë, ndërsa e komentoi gjithashtu me fjalë të mira:
“Asgjë për të bërë në golin e Douglas Costas, por në gjuajtjen nga distanca të Khediras arrin të presë mjaft mirë. Gabon në një moment të presionit të Higuain, por në fundin e ndeshjes neutralizon penalltinë Dybalas”