Derbi i shqiptarëve mes Elseid Hysajt dhe Foto Strakoshës i zhvilluar mbrëmë ka përfunduar me fitoren e mbrojtësit me rezultat 0-3 në “Olimpico”.
Mediat italiane kanë nxjerrë menjëherë notat për lojtarët tanë të Kombëtares ku kuptohet fjalët më të mira janë për shkodranin Hysaj edhe për shkak të paraqitjes së skuadrës.
“Calciomercato.it”, portal i njohur sportiv e vlerëson Strakoshën me 5.5 ndërsa për paraqitjen e portierit shkruan “Në vonesë te goli i Jose Callejon. I pavendosur pasi gaboi edhe Michel Bastosi në golin e parë të Insigne”.
Hysajt ky portal i jep notën 6 ndërsa shkruan “Shoqëroi pak aksionet sulmuese edhe për shkak të shpejtësisë së Lukaku që ioshte gjithmonë e i gatshëm të nisej në kundërsulm”. /Telegrafi/