int(1) Mediat islandeze e përshkruajnë atmosferën në Shkodër (Foto) - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Mediat islandeze e përshkruajnë atmosferën në Shkodër (Foto)

Kosova dhe Islanda do të përballen sonte në eliminatorët për Kupën e Botës 2018 në Shkodër.

Mediat islandeze kanë shkruar për atmosferën që e ka kapluar qytetin e vjetër shqiptar.

“Janë rreth 20-30 tifozë që kanë ardhur nga Islanda, që gjenden sot në qytetin e Shkodrës”.

Gunnar Birgisson dhje Snavar Hreinsson jetojnë në Amerikë, por qëndrojnë shumë shpes afër ekipet kombëtar dhe nuk i lënë vetëm djelmoshat e vendit të lashtë.

Gunnar thotë se ka përcjellë ndeshje në Islandë, Hungari dhe Portugali.

Ata nuk mungojnë as në Shqipëri, ku kanë ardhur në përkrahje dhe besojnë në fitore, shkruan portali visir.is.

“Është kënaqësi e madhe, nuk e kuptoj pse nuk ka më shumë islandezë këtu” thotë Gunnar.

Portali ‘Visir’ shkruan se atmosfera në qytet është shumë e mirë dhe miqësore ku nuk mungojnë festimet e përbashkëta. /Telegrafi/

Exit mobile version