Telegrafi

Mediat greke: UÇK-ja vepron në Greqi

Sipas tyre, policia disponon fakte dhe duke u bazuar në taktikat e arratisjes, në mënyrën e organizimit, në betejën e ashpër, në mbulimin me dy brezave zjarri luftarak, ku për pasojë mbeten të plagosur tre gardianë grekë, tregojnë se operacionin e organizoi UÇK-ja.

Madje, këto media të cilat u referohen shërbimeve sekrete të shtetit dhe asfalies greke, thonë se, “sulmi i parë i armatosur i ushtarëve të UÇK-së në Greqi”, raporton portali albobserver.

Të dhënat e grumbulluara rreth përdorimit të saktë të bombave të dorës, të mbështetura nga breshëri armësh të personave që u arratisën dhe grupit që i priste nga jashtë burgut, si dhe kurthi i ngritur për të humbur gjurmët e makinës që ndihmoi në arratisjen e të burgosurve, për mediat greke përbën fakt të padiskutueshëm se grupi që ndihmoj në arratisje ishin anëtarë ose paraushtarakë të UÇK-së.

Për më shumë se 45 minuta u zhvillua një betejë e vërtet lufte referon "Defence.gr" me gardianët e burgut, të cilët u zunë në befasi, ndërsa qetësia e organizatorëve dhe “dëshira” për të luftuar tregon se ishin paraushtarakë të stërvitur mirë. /Telegrafi/