53-vjeçari që u sulmua bashkë me bashkëshorten e tij në lagjen Peristeri të Athinës, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Lajmin e bëjnë me dije mediat greke të cilat raportojnë se ai ndërroi jetë në spital.
Shqiptari u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifkuar që i hynë në orën 02:00 në dhomën e gjumit.
Televizioni grek Alpha.gr ka rindërtuar mes skemave 3D ngjarjen se si ndodhi ekzekutimi i tyre brenda banesës.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit më 3 shkurtit në rrugën ‘Olympou’ të Athinës ku
ndodhej banesa e çiftit.
Sipas të dhënave, dy apo tre persona të maskuar, hapën zjarr në dhomën e tyre, teksa ata ishin duke fjetur, transmeton tema.
Gruaja u qëllua me plumb në kokë dhe pastaj edhe bashkëshortin e saj.