Telegrafi

Mediat greke shkruajnë se lidhjet e Maqedonisë dhe Greqisë po forcohen

Ministri i punëve të jashtme të Greqisë Nikos Kotzias sot vjen në Maqedoni për të realizuar takime bilaterale me shefin i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki por edhe me zyrtarë tjerë shtetëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mediat greke kanë bërë bujë për këtë vizitë që e vlerësojnë si diçka shumë ekskluzive.

”Nikos Kotzias sot në Shkup”, ”Çavushogllu në Atinë, Kotzias në Shkup”, ”Fjalim i fortë i Kotzias në Shkup”, ”Kotzias do të takohet më diplomatët e Shkupit”, ”Shkupianët e kanë thirrë Kotzias që të flas me ta” janë vetëm disa nga titujt e gazetave dhe portaleve në Greqi për takimin Poposki-Kotzias.

E përditshmja greke ”Kathimerini” shkruan se vizita e djeshme e kryetarit të Selanikit dhe tani vizita e Kotzias tregon qartë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë përmirësuar./Telegrafi/