Maediat greke në raportin e tyre për referendumin e djeshëm në Maqedoni theksin e kanë vendosur në përqindjen e daljes dhe në përqindjen e atyre që votuan “për”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazetarët në Greqi, në detaje i kanë përcjellë deklaratat e kryeministrit Zaev në lidhje me rezultatin, deklaratat e liderit të OBRM-PDUKM-së, por ka shkruar edhe për skenaret e mundshme në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Gazeta greke ANA-MPA shkruan se në referendum kanë dalur të votojnë mbi 650 mijë qytetarë, ndërsa mbi 90 për qind kanë votuar “për”. Po kjo gazetë përcjell edhe deklaratat e Hristijan Mickoskit, Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit.
“Pak pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev foli për fitoren e “PO” pa përmendur pjesëmarrjen e ulët dhe shtoi se “vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë”, shkruan Kathimerini.
Mediat greke thonë se nëse nuk arrihet shumica në Kuvend për ndryshime kushtetuese, do të shpallen zgjedhje të parakohshme./Telegrafi/