Site icon Telegrafi

Mediat greke shkruajnë për ministren Mizrahi: Ministrja nuk heq tabelën me emrin e vjetër ‘Maqedonia’

Qëndrimi i ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi, se do të vazhdojë të përdorë tabelën me emrin e ri, ka bërë bujë te mediat e Greqisë.

“Maqedonia e Veriut: Vazhdon të provokojë ministrja për Punë”; “Shkup: Ministrja e Punës nuk e hoqi tabelën me emrin ‘Republika e Maqedonisë'”; “Ministrja e Maqedonisë së Veriut insiston në tabelën e vjetër”; “Ministrja e nga OBRM-PDUKM përsëri u shfaq në tabelën kontroverse Republika e Maqedonisë”; “Maqedoni e Veriut: Ministrja e Punës nuk e heq tabelën me emrin e vjetër të vendit”, janë disa nga titujt të mediave greke online, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknik të Maqedonisë së Veriut, Rashela Mizrahi, në konferencë për shtyp për temat nga ministria e re, përsëri u shfaq para tabelës ‘kontroverse’ ku është shkuar emri i mëhershëm i vendit (Republika e Maqedonisë). Mizrahi e cila vjen nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, e pyetur konkretisht, deklaroi se tabelën e trashëgoi kur e mori funksionin e ministres në fillim të janarit dhe se nuk ka për qëllim ta ndërrojë”, shkruan Agjencia  greke ‘ANA-MPA’, ndërsa këtë tekst e morën të gjitha mediat online në Greqi.

Lexo po ashtu Mizrahi: Do të paguaj dënim prej 5.000 eurove por tabelën nuk e ndryshoj

Mediat, në mënyrë paralele, e përcjellin edhe lajmin për ratifikimin e Protokollit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, tekst gjithashtu i marrë nga Agjencia Shtetërore e Greqisë ‘ANA-MPA’./Telegrafi/

Exit mobile version