Mediat greke njoftojnë se “Maqedonia e Epërme”, “Maqedonia e Re”, janë mundësitë që prapë vendosen në tavolinën e bisedimeve për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Pasi Athina dje në mënyrë indirekte është tërhequr nga propozimi “Republika Ilindenska Makedonija” dhe ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme me përcaktim gjeografik dhe kohorë, vëmendja është rikthyer tek propozimet e ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz.
Sipas informacioneve, Greqia është për propozimet “Maqedonia e Epërme”, “Maqedonia e Re”, pa përkthim dhe për përdorim të gjerë, ndërsa sipas portalit informativ “Te Nea”, propozimi “Maqedonia e Re”, ka shanse më të mëdha./Telegrafi/