Site icon Telegrafi

Mediat greke: Rama në anën tonë për detin, i dha mesazh Turqisë

“Greqia nuk reagoi kur në zgjeruam ujërat tona territoriale në 12 milje detare”.

Kjo është deklarata e sotme e kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me vendimin e ekzekutivit grek për 12 miljet detare, e cila po gjen hapësirë të mëdha në mediat greke aktualisht, raporton abcnews.al.

Protothema shkruan se përmes kësaj deklarate, Rama tregoi që është në anën e Greqisë në konfliktin e tyre me Turqinë duke e ciolësuar këtë një mesazh të qartë edhe ndaj Ankarasë.

“Një mesazh për Ankaranë nga Tirana”, e fillon lajmin gazeta greke duke shtuar se zgjerimi me 12 milje detare është një e drejtë e Greqisë, e cila do të ndikojë edhe për çështjen e ishujve në kufi me Turqinë ne Egjeun Lindor.

Mediat greke e konsiderojnë të rendësishëm reagimin e Shqipërisë për zgjerimin nme 12 milje detare në Jon për shkak se kjo çështje do të përdoret si precedent edhe për ishujt në Egjeun Lindor kundrejt Turqisë, e cila refuzon të njohë një fakt të tillë për shkak se siç shprehen ata “kjo do t’i burgosë në tokë”.

Çështja e ishujve ka shkaktuar tensione të forta mes dy shteteve duke i çuar aleatët në NATO në prag të luftës me njeri-tjetrin.

Exit mobile version