Site icon Telegrafi

Mediat greke: Në fund të këtij muaji pritet iniciativa e Nimetz për emrin

Nga fundi i nëntorit pritet nisma e ndërmjetësit Methew Nimetz për emrin e Maqedonisë, me qëllim që dy vendet të arrijnë marrëveshje që të tërhiqet vetoja greke dhe Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin e Aleancës në korrik të vitit të ardhshëm.

Këtë sot e shkruan gazeta greke “Real news”, duke theksuar se “fitorja e madhe e koalicionit e kryesuar nga Zoran Zaev në zgjedhjet lokale në Maqedoni solli optimizëm në bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhje të kontestit, ndërsa Qeveria greke pret hapa të “vullnetit të mirë” nga vendi fqinj siç janë riemërimi i aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” ose heqja e përmendoreve dhe statujave të cilat nxisin irredentizëm”.

Ndërkohë, vazhdon puna e masave për ndërtim të besimit mes dy vendeve, sidomos në vendkalimin kufitar afër Prespës, si dhe organizimi i ngjarjeve kulturore në rajon.

Në të njëjtën kohë edhe “Rizospastis” shkruan se “nga të gjitha anët vijnë raporte për ripërtëritje të bisedimeve për emrin e Maqedonisë”.

Sipas gazetës, qëllimi është që të hapet rruga që Maqedonia të hyjë në NATO në samitin më 11 dhe 12 korrik të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version