Mediumet greke i kanë dhënë lavdërime ekipit të tyre kombëtar për ecurinë në tri ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Sport24.gr shkruan se kishin kaluar gati një dekadë që kur Kombëtarja e Greqisë nuk kishte marr gol tre ndeshje nga 90 minuta rresht.
Sipas tyre, Greqia që ka tri fitore deri më tani dhe me 9 pikë udhëheq grupin ku gjendet edhe Kosova, ka tri gjera për të cilat po dallohet: 1. Greqia fiton, 2. Ekipi po mëson dhe 3. Ka filluar të bëhet tërheqës.
Secili nga konkluzionet e mësipërme dhe të gjitha në të njëjtën kohë rrjedhin nga 3 ndeshje me 3 tre fitore në grupin e Ligës së Kombeve. Dy fitore si mysafir në Belfast dhe Prishtinë, pastaj fitoja imponuese me rezultat 3-0 ndaj Qipros në Volos.
Tre ndeshja pa pranuar gol i kanë trimëruar mediat greke, duke shkruar se edhe në kohën e Otto Rehgel dhe Fernando Santos, mbrojtja ishte reparti më i fortë.
“Gjë që po e bën, ose të paktën duket se po përpiqet ta bëjë Gustavo Poget”, shkruan sport24.gr.
Ekipi i Pogetit është i ndërtuar qartë për siguri në mbrojtje, ka kimi mes lojtarëve dhe përmes saj ndërton agresionin mbi kundërshtarin.
Nuk është rastësi që në këto tre ndeshje zyrtare nuk është cenuar porta e Odysseas Vlachodimos.
Duket krejtësisht paradoksale, por ishte hera e parë pas gati nëntë vitesh që Greqia arrin të mos pësojë gol për të tretën ndeshje radhazi! Në epokën post-Santos, nuk kishte shfaqur kurrë një performancë të tillë.
Sezonin e kaluar kur diçka e ngjashme ndodhi ishte në kualifikimet e Botërorit 2014, kur nga data 10/9 deri në 15/10 të vitit 2013, Greqia kishte mundur 1-0 Letoninë dhe Sllovakinë, para se të mposhtnin 2-0 Lihtenshtajnin. Ajo treshe e ndeshjeve vinte pas tri ndeshjeve tjera kur Greqia po ashtu kishte fituar pa pranuar gol, ndaj Austrisë (miqësore), Lihtenshtajnin dhe Lituanisë.
Kosova do të tentojë të dielën që ta prish këtë rekord të grekëve, pse jo të marr edhe një fitore që do të bënte ta hapte grupi. /Telegrafi/