Site icon Telegrafi

Mediat greke: Është bërë hapi i parë

Vendimi për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë ka marr vëmendjen edhe të mediave greke.

Dita historike për Marrëveshjen e Prespës”; “IRJM: Me 80 në votimin e parë për rishikimin e Kushtetutës”; “Propozimi i Zaevit për fillimin e rishikimin të Kushtetutës u miratua”; “U bë hapi i parë”; “Zaev ka gjetur 80 vota në Kuvend, 8 vota nga OBRM, Tsipras: Urime, i dashur Zaev”; “IRJM: Zaev gjeti 80 deputetë, kaloi rishikimi kushtetues”; “Hapi i parë për rishikimin e kushtetutshmërisë në IRJ-më të miratuar me 80 vota”; “Votohet propozimi i Zaevit me 80 vota, vazhdon procesi i ndryshimeve kushtetuese”; “Zaev: Fillon udhëtimi për një të ardhme më të mirë”, këto janë pjesë e titujve në edicionet online të mediave greke.

Gazetarët në Greqi gjatë ditës së djeshme, me interes të madh ka ndjekur se atë që po ndodhte në Maqedoni, si në lidhje me faktin se seanca u vonua, si dhe për faktin e besueshmërisë se a janë siguruar shumica prej dy të tretash e deputetëve të nevojshëm për fillimin e ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version