“Kryebashkiaku i Selanikut, Yannis Boutaris gjatë vizitës në Shkup sërish e përdori emrin “Maqedoni”, duke emëruar vendin fqinj”, komentojnë sot mediat greke.
Duke folur në gjuhën angleze para gazetarëve Boutaris pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, propozoi që takimi i ardhshëm i kryeministrave të Greqisë dhe “Maqedonisë” të mbahet në Selanik, theksojnë mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mediat greke përkujtojnë se Boutaris edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar e ka përdorur emrin Maqedoni në një intervistë për një stacion televiziv.
Boutaris dje qëndroi në Shkup në suaza të tentimeve për implementim të masave të besimit mes të dy vendeve dhe gjatë kësaj realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov./Telegrafi/