Telegrafi

Mediat gjermane: Rashica po i kryen testet mjekësore te Werder Bremen (Foto)

Milot Rashica sipas medieve gjermane gjendet në Werder për t’i kryer testet mjekësore tek ky klub. 

Sulmuesi anësor 21 vjeç i Vitesse Arnheim pritet të transferohet te Werder Bremen.

Edhe pse nuk ka ende asgjë të konfirmuar, një gjë mbetet e sigurt, që lojtari është larguar nga klubit i tij me leje për ta kryer transferimin.

Shkrimi në medat gjermane

Milot Rashica këtë sezon i ka shënuar tre gola në 19 ndeshje në kampionat, ndërsa edhe në Ligën e Evropë është paraqitu gjashtë herë, ku ka dhënë dy asistime.

Rashica kishte kaluar nga Kosova e Vushtrrisë te Vitesse Arnhem në verën e vitit 2015.

Milot Rashica

Ai është gjetur shumë mirë në futbollin holandez, ndërsa është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Sipas medieve angleze Werder Bremen do të paguajë një shifër mes pesë deri në dhjetë milionë euro për talentin shqiptar./ Telegrafi/  

 

 

Milot Rashica dhe e dashura e tij
Milot Rashica