Milot Rashica sipas medieve gjermane gjendet në Werder për t’i kryer testet mjekësore tek ky klub.
Sulmuesi anësor 21 vjeç i Vitesse Arnheim pritet të transferohet te Werder Bremen.
Edhe pse nuk ka ende asgjë të konfirmuar, një gjë mbetet e sigurt, që lojtari është larguar nga klubit i tij me leje për ta kryer transferimin.
Milot Rashica këtë sezon i ka shënuar tre gola në 19 ndeshje në kampionat, ndërsa edhe në Ligën e Evropë është paraqitu gjashtë herë, ku ka dhënë dy asistime.
Rashica kishte kaluar nga Kosova e Vushtrrisë te Vitesse Arnhem në verën e vitit 2015.
Ai është gjetur shumë mirë në futbollin holandez, ndërsa është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Sipas medieve angleze Werder Bremen do të paguajë një shifër mes pesë deri në dhjetë milionë euro për talentin shqiptar./ Telegrafi/