Milot Rashica ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.
Ylli kosovar ishte kërkuar nga shumë skuadra të njohura, por në fund Werder Bremen nuk u kënaq me ofertat.
Gjithsesi më së afërmi ishte Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Por transferimi i Rashicës te Leverkusen dështoi për disa minuta, pasi dy klubet konfirmuan se nuk kishte kohë të kompletohen dokumentet.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se Rashica do të largohet në janar nga Werderi.
Skuadra e tij e re do të jetë Bayer Leverkusen që ka tanimë marrëveshje me Werderin për një shumë prej 20 milionë eurove.
Raportohet se edhe Rashica është pajtuar me kushtet personale te Leverkuseni dhe pritet të nënshkruajë me këtë skuadër.
Kujtojmë që vushtrriasi ishte i lidhur me RB Leipzig, Aston Villën, Napolin, Liverpoolin, West Hamin dhe Leeds United. /Telegrafi/