Telegrafi

Mediat gjermane akuzojnë Loredanën për formën skandaloze të Karim Adeyemi

Foto: Instagram

Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës.

Pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime.

Me një lojë të keqe u shqua Karim Adeyemi, një lojtar ofensiv që duhet të bartë në sulm skuadrën e Edin Terzic.

Adeyemi (21 vjeçar) ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje.

Lexo po ashtu Karim Adeyemi uron Loredanën për ditëlindjen e 28-të me fjalë në gjuhën shqipe

Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta ulte në stol, pasi komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp.

Gazeta gjermane ‘Bild’ zbulon se Adeyemi së fundmi ka hyrë në një lidhje të re me muzikanten Loredana (28 vjeçe) dhe se po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Gjithashtu bashkë me çiftin jeton edhe vajza Hana katërvjeçare, të cilën Loredana Zefi e ka nga një martesë e mëparshme.

Lidhjen e tyre ata e njoftuan në korrik të këtij viti dhe artistja e famshme ishte disa herë me të për të ushtruar.

Adeyemi duket se është i lumtur në jetën e tij private, por kjo nuk reflekton pozitivisht në fushë, ku është larg paraqitjeve të zakonshme. /Telegrafi/