Telegrafi

Mediat franceze: United ia dha numrin 9-të Ibrahimovicit, pa e informuar Martialin

Raportet nga Franca thonë se ndërrimi i numrit të fanellës së sulmuesit francez nga numri 9 në 11 është bërë pa e pyetur fare pas ardhjes së sulmuesit suedez.

Manchester United i dha Zlatan Ibrahimoviç fanellën me numër 9 pa e informuar sulmuesin Anthony Martial se ai ishte duke ndryshuar numrat.

Francezi iu bashkua skuadrës nga Old Trafford nga Monako verën e kaluar në një marrëveshje që përfundimisht do të jetë me vlerë prek 57.6 milionë funteve.

Lexo po ashtu United publikon listën e numrave në fanella, a është Pogba aty?

Martial kishte veshur fanellën me numër 9 në sezonin e tij debutues, por ka qenë i detyruar që t’i bëjë rrugën Ibrahimovicit, i cili ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare pas largimit nga Paris Saint-Germain në një transferim të lirë.

Pas kësaj, Martial do të marr nga Adnan Januzaj fanellën me numër 11, teksa futbollisti nga Kosova do të marrë fanellën me numër 15. /Telegrafi/