Mosmarrëveshja për vendimin që Kylian Mbappe të mos ftohet tek kombëtarja e Francës për ndeshjet e tetorit ka vazhduar të bëjë bujë.
Kapiteni i ‘Gjelave’ u rikthye në formacionin startues të Real Madridit gjatë fitores me rezultat 2-0 ndaj Villarrealit në La Liga.
Sidoqoftë, ky vendim i Ancelottit mendohet se ka zemëruar Didier Deschamps të cilit iu kërkua të mos e ftojë atë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Deschamps ka konfirmuar se ka biseduar me Mbappen dhe dyshja kishin arritur marrëveshje që ai të mbetet në Madridi si pjesë e rikuperimit nga lëndimi muskulor.
Mbappe nuk ishte direkt i lënduar por sinjalet që u dhanë ishin se ai ka nevojë për pushim dhe Deschamps u pajtua për këtë.
Ish-reprezentuesi francez Patrice Evra ka kritikuar këtë vendim që mori përzgjedhësi francez, duke thënë se Deschamps po e trajton Real Madridin më ndryshe se Paris Saint-Germainin.
Krahas komenteve të Evras, mediumi francez L’Equipe ka peshuar mbi këtë çështje, duke thënë se Mbappe ‘po e dëmton imazhin e tij dhe po e vendos trajnerin në një pozicion të vështirë’.
Mbappe nuk do të bëjë ndonjë lëvizje të vonë për t’iu bashkuar ekipit të Deschamps të cilët do të ballafaqohen me Izraelin në Budapest më datë 10 tetor./Telegrafi/