Humbja Paris Saint-Germain kundër Rennes (1-0) ka ngjallur një valë kritikash në Francë kundër lojtarëve të klubit parisien, më së shumti ndaj Lionel Messit.
Kampionët në fuqi kishin të gjithë yjet e tyre në dispozicion për këtë ndeshje, por as Messi, as Neymar dhe as Kylian Mbappe nuk mundën të shënonin.
Ndërsa L’Equipe kritikoi Neymarin, duke e përshkruar performancën e tij si “shqetësuese”, ishte RMC që zgjodhi të përqendroje zemërimin e tyre te ish- ylli i Barcelonës.
Kritika për Messin në mediat franceze
“Ai pati një gjysmë sezoni të mirë sepse po përgatitej për Kupën e Botës, po stërvitej, por tani kjo ka mbaruar”, ishte shkrimi i RMC Sport.
Sa i përket L’Equipe, gazeta deklaroi se ai nuk ishte në lartësinë e detyrës dhe madje i dha një vlerësim me notën 4 nga 10.
“Ne nuk e pamë ekstravagancën e topit në këmbët e tij që jemi mësuar ta shohim. Argjentinasi u përpoq të punonte për ekipin e tij, kryesisht duke rikuperuar topa në 30 metrat e tij, përpara se të binte në pjesën e dytë”.
Le Parisien ishin më diplomatikë në fjalët e tyre, duke sugjeruar se ndikimi i Messit në ndeshje ishte “i kufizuar”. /Telegrafi/