Eni Koçi është këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare e muzikës pop, e lindur më 5 korrik 1996 – e nis shkrimin portali boshnjak, Klix.ba.
Krahas vendit të saj të lindjes, Shqipëri, ajo shpesh performon edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Zvicër, Itali e Greqi, vijon shkrimi.
Eni jeton dhe studion në Tiranë, ndërsa me muzikë ka filluar të merret nga mosha dhjetëvjeçare, teksa nga viti 2008 filloi të merrej seriozisht me këtë profesion. Edhe pse është shumë e re, ajo është shumë e famshme në vendin e saj, ndërsa ka marrë edhe disa çmime muzikore – thuhet më tej.
Në artikullin e transmetuar nga Telegrafi, thuhet se muzika e saj bazohet në zhanret pop dhe RnB, ndërsa meqë është gaforre në horoskop, e bukura Eni konsiderohet si një vajzë e ëmbël dhe romantike.
“Kjo shqiptare 20 vjeçare padyshim mund të përfshihet në listën e femrave më të bukura në Ballkan”, përfundon shkrimi.
Më poshtë janë fotografitë e përzgjedhura të Enit. /Telegrafi/