Telegrafi

Mediat e huaja shkruajnë për këngën debutuese të Diona Fonës (Video)

Këngëtarja e re e skenës sonë, Diona Fona, duket se po i hap rrugë vetes edhe në skenën ndërkombëtare, pasi për të tashmë kanë filluar të shkruajnë edhe mediat e huaja.

Diona Fona është një kantautore shqiptare e rritur në Britani që ka bërë menjëherë përshtypje në skenën muzikore me këngën debutuese “Havera”. Kështu nis artikulli duke e prezantuar këngëtaren.

Është një muzikë infektuese pop e plotësuar me disa elemente të muzikës ‘dancehall’ dhe EDM, që ma përkujton kantautoren nga Kosova, Era Istrefi dhe hitin e saj të madh “BonBon” të lansuar në vitin 2016 – shkruan në artikull.

Lexo po ashtu Diona Fona me sukses të madh në debutimin me “Havera” (Video)

Më tej thuhet se kënga “Havera” është e para nga albumi i saj debutues, i cili pritet të publikohet gjatë këtij viti përmes AVD Digital.

Kënga “Havera” është prodhim i krijuesit të shumë hiteve Big Bang (REDBOX Entertainment), ndërsa për tekstin është kujdesur vet Diona në bashkëpunim me Gjikon.

Videoja është lansuar në YouTube më 17 maj, kurse regjinë e ka bërë Valon Aziri. /Telegrafi/