Telegrafi

Mediat e huaja shkruajnë për fustanin e Beyonces të dizajnuar nga Kujta dhe Meri

Beyonce (Foto: Instagram)

Këto ditë, çifti Carter ka qenë ndër më të përfolurit në mediat rozë dhe e gjithë kjo në saje të një fustani të divës botërore, Beyonce, të dizajnuar nga dy stilistë kosovarë, Kujta dhe Meri.

Në një event madhështor në përvjetorin e 50-të të Diddyt, këngëtarja Beyonce u pa në krahët e burrit të saj, reperit Jay-Z, e veshur me një fustan të zi të hapur anash të dizajnuar në mënyrë perfekte.

Përveç që tashmë fotografitë e Beyonces me fustanin e zi të punuar deri në detaje janë bërë virale nëpër botë, mediat e huaja kanë shkruar për çiftin i cili prej shumë vitesh merret me këtë profesion.

“Beyonce u vesh nga shqiptarët Kujta & Meri, të cilët sipas Insagramit, qëndruan zgjuar deri në orët e para të mëngjesit për të qepur fustanin e zi të shkëlqyeshëm”, shkruan revista e huaj Refinery.

Përveç saj edhe Daily Mail shkroi për fustanin e zi: “Mbretëresha e muzikës, Beyonce u shfaq kryelartë me një një fustan pa rrip të plotë, qafë skulpturore dhe zbukurime te pjesa e gjoksit. Ishte një prezantim i bërë me porosi nga Kujta & Meri, dhe kjo është vetëm ajo që do të prisnim nga një superyll si Beyonce”.

Më pas edhe Fashionsizzle.

“Jay-Z së bashku me gruan e tij Beyonce Knowles-Carter ishin pjesëmarrëse në festën e 50-të të ditëlindjes së Sean Combs të shtunën. Ajo kishte veshur një fustan Kujta & Meri”, shkruan kjo revistë.

Mbi të gjitha, edhe vet këngëtarja publikoi disa fotografi me krijimtarinë e çiftit shqiptar, teksa mori 4.194.515 pëlqime në postimin e saj në llogarinë zyrtare, Instagram.

Në anën tjetër, kjo shkoi në favor të madh për dizajnerët, pasi llogaria e tyre u shtua për më shumë se 50 mijë pas lajmeve që u shpërndanë gjithandej. /Telegrafi/