Kuzhinieri shqiptar, që jeton dhe punon në Kopenhagë, ka marrë vëmendjen e medieve të shumta, për delikatesat e pazakonta, por shumë të shijshme.
Gaforrja e zezë, kërmilli i detit dhe fiku bregdetar, janë përbërësit me të cilët punon Rexhepi, për të bërë ushqime shumë të rralla, transmeton Telegrafi.
Restoranti tij, që ndodhet në kryeqytetin e Danimarkës, është një nga më të mirët në botë, i vlerësuar me nota të larta prej kritikëve të ushqimit.
‘Insider’ raporton për porcionet e shijshme që i përgatit Rene, prej larvave deri te buburrecat, të cilat e kanë bërë atë një nga kuzhinierët më inovativ në botë./Telegrafi/