Kosova në momentet të fundit të ndeshjes është privuar prej fitores kundër Danimarkës.
Danezët barazuan rezultat 2:2 në kohën shtesë kundër “dardanëve” në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit.
Kjo ka bërë që shumë media daneze të kryqëzojnë lojtarët e kombëtares së tyre duke e quajtur të turpshme paraqitjen në Prishtinë.
“Mirë! Danimarka shmangi poshtërimin” dhe “Përpjekjet e dobëta daneze në Kosovë” ka vendosur si tituj në shkrimet e tyre gazeta elektronike “ekstrabladet.dk.”
Edhe mediumi “ekstrabladet” ka vendosur titullin “Turp Danimarkë”, ndërsa “BT” ka shkruar se Danimarka pati paraqitje të dobët.
Gjithashtu është lavdëruar edhe paraqitja e mirë e futbollistëve tanë, të cilët befasuan të gjithë me lojën briliante.
Ndryshe, Kosova të hënën do të takohet me Bullgarinë në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020. /Telegrafi/