Site icon Telegrafi

Mediat britanike, për korrupsionin në Ballkan: Për këtë të keqe, Kosova në vendin e parë

The Independent ka krijuar një statistikë të vendeve më të korruptuara në botë, duke u bazuar në të dhënat e Transparency, ku Kosova renditet në vendin e 106-të.

Sipas këtyre statistikave vendi me më së paku korrupsion është Danimarka, e ndjekur nga Finlanda, Suedia, Zelanda e Re, Holanda, Norvegjia, Zvicra, Singapori, Kanadaja dhe Gjermania, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq vendet më të korruptuara sipas statistikave të Independent, renditen Somalia, Koreja e Veriut, Afganistani, Sudani, Angola, Libia, Iraku, Venezuela, Guinea-Bissau dhe Haiti.

Sa i përket vendeve të Ballkanit, Kosova renditet e fundit sa i përket luftimit të korrupsionit duke u renditur në vendin e 106.

Shqipëria ka arritur të pozicionohet në vendin e 88, Maqedonia në të 66, Kroacia në vendin e 50, Bosnja e Hercegovina në 76, Serbia e 71-ta si dhe Sllovenia e 35. /Telegrafi/

Listën e plotë mund ta shikoni këtu http://www.transparency.org/assets/data/cpi2015/cpi-data.json

 

Exit mobile version