Telegrafi

Mediat britanike kritikojnë bashkëshorten e ish-kryeministrit David Cameroon, shkak bëhet Maqedonia

Dizajnerja britanike Samanta Cameroon, bashkëshortja e ish-kryeministrit David Cameroon, është vënë në shënjestër të mediave të Mbretërisë së Bashkuar duke e ndërlidhur me Maqedoninë.

Ajo akuzohet se shfrytëzon fuqi të lirë punëtore për prodhimin e linjës më të re të saj të veshjeve luksoze. Sipas ”Daily Mail”, Samanta Cameroon e ka përzgjedhur Maqedoninë si vendin ku do të prodhohet linja më e re e modës ”Ceffin”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm një bluzë e kësaj marke do të kushtojë 110 paund pritanik. Gazetarët nuk kanë dijeni se sa paguhet një punëtor në Maqedoni, por përmendin rastin e kritikave të vitit të kaluar për disa kompani, për keqpërdorim të fuqisë së lirë punëtore në vend, ku sipas tyre, një robaqepëse paguhet më pak se 50 denarë për një orë dhe punon në kushte të këqia./Telegrafi/