Site icon Telegrafi

Mediat britanike: Biden i premtoi Kosovës 2,2 miliardë dollarë – nëse “luan bukur”!

Duke u marrë me vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, mediat britanike raportojnë se ai autoriteteve në Kosovë u ka premtuar një ndihmë prej 2.2 miliardë dollarësh.

Megjithatë, sipas mediave britanike, ky premtim do të realizohej, nëse autoritetet në Kosovë “luajnë bukur”.

“Zëvendëspresidenti i SHBA-ve ofron Kosovës 1.7 miliardë funte ndihmë dhe rrugëtim të shpejtë drejt BE-së – ‘në qoftë se ajo luan bukur’”, është titulli i portalit britanik Express.co.uk, përcjell Telegrafi.

Po sipas këtij portali, Biden dhe gruaja e tij, përveç Kosovës, kanë udhëtuar edhe në Serbi.

Sa i përket Kosovës, ky medium shkruan se atje ata përcollën mesazhin “ata do të duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar në sigurimin e statusit në rritje të komunitetit serb në Kosovë, në qoftë se ata shpresojnë të hyjnë në BE”.

Ky medium ka folur edhe rreth qëndrimit të SHBA-ve për Demarkacionin.

“Ne duam të kemi një Kosovë të fortë që do të jetë një anëtare e plotë e BE-së”, citohet Biden.

Po sipas Express.co.uk, ai tha se Kosova dhe politikanët shqiptarë “kanë për obligim dhe përgjegjësi të përmbahet detyrimeve të përcaktuara në Bruksel”.

Ky medium ka shkruar edhe për pjesëmarrjen e Joe Biden me anëtarë të familjes në inaugurimin e rrugës me emrin e djalit të ndjerë të Joe, Beau. /Telegrafi/

Exit mobile version