Site icon Telegrafi

Mediat botërore raportojnë vdekjen e aktores Tanya Roberts, nga spitali zbulojnë se ajo është ende gjallë

arrives at the 18th Annual Night Of 100 Stars Gala held at the Beverly Hills Hotel on February 24, 2008 in Beverly Hills, California.

Aktorja Tanya Roberts, e cila u raportua nga CNN dhe media të tjera që të kishte vdekur, duke cituar publicistin e saj të vjetër, Mike Pingel, është ende gjallë, i tha Pingel CNN-it të hënën.

Pingel tha se ai u njoftua të dielën në mbrëmje nga partneri i Roberts, Lance O’Brien, se Roberts kishte vdekur, shkruan CNN.

Në një telefonatë të hënën në mbrëmje, O’Brien i tha CNN-it se ishte i tronditur pasi i dha lamtumirën Roberts në shtratin e saj dhe u largua nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai duke besuar se do të ishte hera e fundit që ai e pa atë.

Foto: Paul Archuleta/FilmMagic

Të hënën në mëngjes, O’Brien u njoftua nga spitali se Roberts është ende gjallë, sipas Pingel dhe O’Brien. Ata thanë se ishte një rastësi që O’Brien po bënte një intervistë me Inside Edition kur telefonoi spitali.

“Jam shumë i lumtur”, tha O’Brien për Inside Edition kur mori telefonatën.

Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë Tanya Roberts, e njohur për rolin e saj në filmin për James Bondin?

Roberts u shtrua në spital në Los Angeles më 24 dhjetor, pasi ajo humbi ndjenjat në shtëpinë e saj në Kaliforni pas një shëtitje me qentë e saj. Ajo mbetet në gjendje kritike, sipas Pingel dhe O’Brien.

Foto: Paul Archuleta/FilmMagic

Karriera e Roberts në televizion dhe film përfshin më shumë se 30 vjet prezencë skenike.

Ajo luajti gjeologen Stacey Sutton në ‘A View to a Kill’, përballë Roger Moore dhe u shfaq në “That 70s Show” si nëna e Donna Pinciotti. /Telegrafi/

Exit mobile version