Site icon Telegrafi

Mediat boshnjake: Bukuroshja kosovare që askënd nuk e lë indiferent (Foto)

Kaltrina Neziri ka përfaqësuar Kosovën në Miss Earth 2014. Ajo ka lindur në Prishtinë, ku u diplomua me sukses në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës, kështu e nis shkrimin ueb-faqja boshnjake klik.ba për ish-Miss Kosova 2014.

Bukuroshja 19-vjeçare pohon se qysh në fëmijëri ka ëndërruar të bëhet modele dhe këtë ia arriti para dy vjetëve.

Deri më tani ajo ishte pjesë e imazheve të disa reklamave, të cilat janë shfaqur në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë ndërsa aktualisht është modele e agjencisë së modës Cyrus Models me bazë në Vjenë të Austrisë, shkruan më tutje ky medium, transmeton Telegrafi.

Kaltrina thotë se i do sfidat, sidomos kur konkurrenca është e madhe, sepse kështu motivohet për të punuar më tepër.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Kaltrina Nezirit

Bukuroshja beson se edukimi është shumë i rëndësishëm, sidomos sot, ku femrat e bukura nënvlerësohen dhe kjo është arsyeja që gjatë kohës së lirë shpenzon kohë duke lexuar libra. /Telegrafi/

Exit mobile version