Këtë herë, mediat belge, kanë krijuar një formacion të ëndrrave të Kosovës, me lojtarët të cilët në të ardhmen mund të veshin fanellën e ‘verdhekaltërve’.
Portali ‘lameuse.be’ ka përfshirë në formacion edhe talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn, të cilin po e kërkon Kombëtarja e Belgjikës.
Në portë ata kanë inkuadruar Samir Ujkanin, pastaj në mbrojtje janë Lorik Cana e Mërgim Mavraj të ndihmuar nga anësorët Taulant Xhaka e Përparim Hetemaj.
Formacion 4-5-1, ka bërë që mesfusha të përbëhet nga Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Valdet Rama, kurse në sulm i vetëm është Admir Mehmedi i Freiburgut. Ky i fundit është nga Maqedonia, dhe nuk ka të drejtë të luajë për Kosovën në të ardhmen. /Tribuna/Telegrafi/