Site icon Telegrafi

Mediat belge: Adnan Januzaj do të luajë për Kosovën

Nëse është për të ju besuar burimeve të mediave belge, futbollisti i Manchester United, Adnan Januzaj, ka vendosur përfundimisht të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

E gjithë kjo pasi gjasat për tu ftuar nga Belgjika pothuajse nuk ekzistojnë fare, falë konkurrencës së madhe në këtë kombëtare, shkruan “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas mediave belge, Januzaj ka kontaktuar FFK-në, konkretisht sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, duke ju shprehur dëshirën për të luajtur me përfaqësuesen “kaltëreverdh”.

Theksojmë se deri me tani nuk ka asnjë informacion konkret federata kosovare lidhur me këtë çështje.

Exit mobile version