Kim Jong Un thuhet se ka vdekur, sipas një rrjeti të transmetimit në Hong Kong.
Një zv / drejtor i televizionit satelitor HKSTV Hong Kong, një rrjet transmetimi i mbështetur nga Pekini në Hong Kong, pretendoi se Kim kishte vdekur, duke cituar një “burim shumë të fortë”, shkruan Ny Post.
Spekulimet globale janë ngritur mbi udhëheqësin 36-vjeçar, ndërsa media shtetërore në Pyongyang nuk ka thënë asgjë për shëndetin e tij apo vendndodhjen e tij, shkruan Metro.co.uk.
Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim për vdekjen e diktatorit, #KimJongUndead ka qenë në trend në Twitter.
Postimi është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, sipas një raporti në International Business Times.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mungoi në një ngjarje tjetër të rëndësishme kombëtare sot, duke nxitur spekulime në lidhje me shëndetin e tij mes raporteve se një ekip ekspertësh mjekësorë u dërgua nga Kina për ta kontrolluar atë.
Koreja e Veriut sot festoi 88 vjetorin e themelimit të forcave të saj të armatosura, Ushtrinë Revolucionare Popullore Koreane – por që mungonte udhëheqësi suprem i vendit, Kim, sipas raporteve të medieve të Koresë së Jugut, shkruan Forbes.
Mungesa e Kim ka nxitur spekulime për shëndetin e tij, me raporte që variojnë se ai është i sëmurë rëndë pas një operacioni kardiovaskular deri në atë se ai tashmë ka vdekur, shkruan edhe Newsweek.
Ende ka paqartësi dhe spekulime të ndryshme, lidhur me vdekjen e Kim Jong Un, pasi për herë të fundit ai ishte parë publikisht më 11 prill.
Reuters raportoi se një burim i Koresë së Jugut i tregoi të premten se Kim është gjallë, dhe ka të ngjarë të bëjë publik paraqitje së shpejti. /Telegrafi/