Site icon Telegrafi

Mediat austriake: Edi Rama po vendos një trend të ri të veshjeve te liderët shtetëror (Foto)

Atlete tani janë bërë edhe trend për sallone. Në samitin ballkanik të Triestes në Itali, kryeministri shqiptar Edi Rama është treguar veçanërisht modern në këtë drejtim.

Kryetari i Partisë Socialiste kishte të veshur një palë atlete të markës Adidas gjatë takimit me kancelarin gjermane Angela Merkel dhe persidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo ka bërë bujë të madhe në mediat austriake, të cilat i kushtuan disa rreshta këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.

Politikani zgjodhi një model të atleteve të bardha dhe me vija të kuqe të ndezura, ku i kombinoi shumë bukur me një kravatë të kuqe dhe këmishë të bardhë dhe po vendos një rend të ri të veshjeve tek liderët shtetëror, shkruan kurier.at.

Lexo po ashtu Liderë të tjerë botërorë thyen tabunë e atleteve para Edi Ramës (Foto)

Theksojmë se edhe një takim me shefen e Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kryeminstri Rama kishte të veshur një fanellë dme kostume. /Telegrafi/

Exit mobile version