Telegrafi

Mediat angleze për herë të parë transmetojnë pamjet, kur sulmuesi mbi urën e Londrës pranohet në spital për tretman (Foto/Video, +18)

Ky është momenti kur sulmuesi mbi urën e Londrës arrin me autoambulancë në spital për tretman, vetëm disa minuta pasi kryer një sulm terrorist mbi civilët.

Skena rrëqethëse që janë transmetuar në televizionet angleze për herë të parë, shfaqin momentin kur Khalid Masood sillet në spital pa vetëdije i larë në gjak, derisa ekipet e mjekëve disa minuta më vonë konstatuan vdekjen e tij, transmeton Telegrafi.

Ky terrorist kishte lënë të vdekur pesë persona kur shtypi me veturë disa këmbësor në trotuar, dhe më pas nga ai furgon dolën disa persona tjerë që sulmuan me thika persona të pafajshëm.

Televizioni britanik BBC2, ka transmetuar momentin kur Massood sillet në spital pa vetëdije, ku ekipet e mjekëve edhe përkundër tentimeve të shumta nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën. /Telegrafi/