Shanset që republikani Donald Trump të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po rriten me shpejtësi.
‘Independent’ raporton se anketues të ndryshëm po parashikojnë një fitore të mundshme të Donald Trump ndaj Hillary Clinton.
Kjo pasi republikani ka fituar disa nga shtetet më të rëndësishme dhe më të populluara në SHBA.
Në orët e fundit, shanset që Trump të fitojë janë rritur me 25%.
Po kështu edhe New York Times shkruan se shanset që Trump të mundë Clinton janë rreth 54%, pra republikani mund të jetë Presidenti i ardhshëm amerikan.