Site icon Telegrafi

Media greke: Rama nuk ka ende leje për sallën ku do të mbahet takimi në Athinë

Mediat greke shkruajnë se organizatorët e vizitës të kryeministrit Rama në Athinë, janë ende në kërkim të një ambienti për të mbajtur takimin.

“Edi Rama deri tani është ‘i pastrehë’, pasi mbajtja e takimit në Stadiumin e Paqes dhe Miqësisë në Athinë duket se nuk po ecën përpara. Kërkimi për një hapësirë për takimin nisi nga Teatri i Krishtlindjeve në Galat, i cili u ‘bllokua’ me këshillën e kryebashkiakut për biznesmenin që e menaxhon”, shkruan Protothema, transmeton Euronews.al.

Mediat fqinje shkruajnë se nuk dihet ende ku do të mbahet takimi i shefit të qeverisë shqiptare me Diasporën në Athinë.

“Pala shqiptare deri në mëngjesin e të enjtes nuk i ka dorëzuar zyrtarisht asnjë kërkesë administratës së SEF-it , për mbledhjen e Bordit të stadiumit dhe miratimin e kërkesën. Ata nuk kanë paraqitur asnjë ofertë financiare.

E vetmja kërkesë që ata bënë ishte për sallën Melina Merkouri, e cila ka një kapacitet të vogël, nën 1000 persona, ndërkohë që ata kërkojnë një hapësirë ​​të madhe që mund të strehojë 4000 deri në 5000 persona.

Ata kërkuan verbalisht arenën ku luan Olympiacos, por nuk e bënë kërkesën me shkrim. Drejtuesit e SEF-it ishin në një linjë me Janis Vrutsis dhe Giorgos Gerapetritis, të cilët kishin theksuar nevojën për të kërkuar gjithçka me shkrim, me klauzola të forta”, shkruan media greke.

Exit mobile version