Telegrafi

Media botërore raportojnë, për titullin që Kamza i dha Donald Trump-it

Lajmi se bashkia e Kamzës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” presidentin e ri të SHBA –ve, Donald Trump, ka marrë dhenë. Ai ka përfunduar edhe në faqet e AP dhe Daily Mail.

Edhe media botërore vë theksin tek motivacioni “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.

AP dhe Daily Mail ndalen edhe në një tjetër moment të rëndësishëm të këtij vendimi, atij të postimit të lajmit në faqen e bashkisë të shoqëruar me foton e kryebashkiakut Xhelal Mziu përkrah asaj të Donald Trump, të dy me dy dishtat lart. /Lapsi.al/Telegrafi/