Telegrafi

Medfield – performancat e sakta

Kjo frekuencë e punës ia mundëson 10,500 pikë në Caffeinemark 3 benchmark nën Honeycomb në tabletin referent. Tableti referent është i pajisur me 1 GB të memories LP-DDR2, WLAN, Bluetooth dhe FM radio. Në të njëjtin benchmark Tegra e Nvidias pati arritur rreth 7,500 e Qualcomm Snapdragon MSM8260 8,000 pikë.

Mirëpo, Intelit nuk po i pëlqen shpenzimi. Prototipi i Atomit të gjeneratës së re në “marshin e lirë” harxhon 2.6 W, derisa Intel do të ishte i kënaqur me 2 W. Nën ngarkesë, gjatë shikimit të videos në 720p, çipi shpenzon 3.6 W, e Intel shpreson se do të arrij të ul shpenzimin në 2.6 W. /Telegrafi/